28/11 10:21
25 lojtarë dhe staf të skuadrës ukrainase të Karpaty di Leopoli, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ekipi militon në kategorinë kryesore të kampionatit ukrainas.
Lajmin e konfirmoi klubi ukrainas, që ka ftuar edhe klubet e tjera të futbollit të bëjnë edhe ata testet anti-Covid-19, duke i këshilluar të jenë të kujdesshëm. E gjithë skuadra është në izolim.
Burime nga klubi bëjnë me dije se shumica e të prekurve nuk kanë simptoma, por janë marrë të gjitha masat për të garantuar shëndetin e tyre. Të gjitha ndeshjet e Karpaty të programuara për qershorin janë shtyrë pa afat. Kampionati ukrainas ka rinisur fundjavën e kaluar, por ndeshjet janë luajtur pa tifozë.
Top Channel