TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është paditur në Gjykatën e Tiranës, nga Zaida Çobo, e ëma e djalit të mitur i cili u dhunua disa ditë më parë nga policia në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet.

Sipas padisë së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, thuhet se pala paditëse kërkon shpërblim për dëmin e shkaktuar nga Ardi Veliu nga cënimi i nderit dhe i dinjitetit në publik pas publikimit të të dhënave personale të Zaida Çobos. Dëmshpërblimi i kërkuar është një milion lekë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Ardi Veliu publiko një video të Zaida Çobos ku shihej me armë në dorë duke thënë se fëmija i dhunuar nga policia rrjedh nga një familje e tillë. Por videoja në fjalë ishte pjesë e xhirimeve të një filmi dhe në këtë mënyrë Ardi Veli kërkoi falje publike megjithëse u shpreh se fjala e tij ishte nxjerrë nga konteksti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA