Hoti: Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi është interes jetik për Kosovën

03/06/2020 12:52

I mandatuari për kryeministër Avdullah Hoti gjatë prezantimit të programit qeverisës në Kuvend, theksoi se sa i përket dialogut me Serbinë, beson që dialogun në mes të autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy vendeve është interes jetik i Kosovës.

“Autoritetet e Kosovës do ta respektojnë në plotëni Kushtetutën e Kosovës gjatë këtyre bisedimeve. Dailogu do të bazohet në objektivat e qarta që duhet të arrihen nga kjo marrëveshja përfundimtare si dhe tranprancë e nevojshme që duhet të raportohen gjatë këtij procesi. Marrëveshja gjithëpërfshirëse do të bazohen në njohjen reciproke në mes këtyre dy shteteve, dhe në këtë mënyrë do të sigurohet stabilzimi afatgjatë i Kosovës, anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe në strukturat veri-atlatnike perëndimore”, tha Hoti.

Ai po ashtu tha se ky dialog kërkon një bashkërenditje të plotë në mes të institucioneve të vendit dhe në dialog duhet të jenë të gjithë, pozitë e opozitë. Hoti po ashtu tha se qeveria e vlerëson rolin e BE-së dhe të SHBA-së në këtë proces si të pa ndashëm, prandaj të dyja duhet të jenë të plotësisht të përfshira si në arritjen e marrëveshjes ashtu edhe në garantimin e zbatimit të saj. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA