Fotot/ Kërcënoi se do të vriste policët që do e shoqëronin, ky është Roland Kryemadhi që u arrestua në Kamëz

03/06/2020 13:30
I arrestuari, Roland Kryemadhi

KAMËZ-  Ky që shihni në foton e mësipërme të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, është Roland Kryemadhi i cili dyshohet të jetë ekstremist.

Gjatë ditës së sotme në rrugën Uashtington në qytetin e Kamzës, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në banesën e tij për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë hyrë në banesë, Roland Kryemadhi ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.

Menjëherë në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat e DVP Tiranë, FNSH dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës, vendosja e perimetrit të sigurisë, evakuimi i banorëve dhe ndalimi i qarkullimit në perimetrin e sigurisë.

Pas negociatave të bëra nga Forcat Speciale RENEA me autorin, për t’u dorëzuar, ku i fundit,  pas gjysmë ore, është vetëdorëzuar, në pamundësi për t’u larguar nga banesa.

Mësohet se personi në fjalë ndiqet penalisht pasi refuzon që të çojë fëmijët në arsimin e detyrueshëm, por dyshohet edhe si ekstremist.

Gazetarja Anila Hoxha njofton se Roland Kryemadhi ishte me arrest shtëpie, nën gjykim për akuzën e keqtrajtimit të të miturve. Nën gjykim ishte edhe gruaja e tij, pasi prej vitesh nuk dërgonin në shkollë tre vajzat e mitura, por vetëm djalin e tyre.

Për ta gjyqi i radhës do të mbahej me 31 mars, por as ai dhe as gruaja e tij nuk janë paraqitur në gjykatë. Gjendur në këto kushte, Gjykata ka kërkuar shoqërimin e detyrueshëm për ta. Agjentët e policisë kanë tentuar që ta kapin, pasi ai është parë në rrugë me biçikletë, por u ka shpëtuar duke u mbyllur në banesë. Ndërkohë seanca tjetër do të mbahet më 17 qershor. I arrestuari njihet për prirje radikale.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA