Ditën e sotme ka qenë i ftuar në studio gazetari Enton Abilekaj i cili ka folur në lidhje me Reformën Zgjedhore.
Abilekaj: Kjo që po ndodh është e turpshme për politikën shqiptare që të thirren në ambientet e ambasadës së huaj, është tokë e huaj dhe të negociojnë deri sa të arrijnë konsensusin mos të lejohen të dalin.
Kjo tregon që kjo klasë politike është e paaftë të prodhojë rezultate të mira për Shqipërinë, kjo është e para si konstatim.
E dyta është që ajo që po ndodh aty nuk ka të bëjë me ekspertizën amerikane sepse ekspertiza nuk ka se si të ndërhyjë në dy projektet të paraqitura nga secila palë.
Janë kryesisht negociatorët Gjiknuri dhe Bylykbashi që negociojnë projektet, pikat e ndryshme dhe pastaj i konsultojnë me kryetarët e partive, kështu ndodh.
Dyrnjaja: Po përfytyroj për një moment Enton, që ambasadorja rri dhe shikon palët se si bëjnë këtë proces. Vetëm ky mund të jetë rasti që në përfytyrojmë.
Abilekaj:
Nga informacionet që unë kam nuk është prezent gjatë bisedimeve, është diku tjetër dhe vazhdon punën e saj ndërkohë që ata negociojnë.
Dyrnjaja: Është qesharake.
Abilekaj: Është vetëm një mbikëqyrje, pra janë të mbyllur në një zyrë që është pronë e një shteti të huaj.
Dyrnjaja: Është kjo për meritë që ne diplomatët e arritëm këtë gjë?
Abilekaj: Në çfarë do lloj rasti unë mendoj që është e turpshme për Shqipërinë një herë në radhë të parë dhe për klasën politike, për elitën e Shqipërisë që shkon atje dhe trajtohet në këtë mënyrë.
Dyrnjaja: Është çështje paaftësie?
Abilekaj: Është paaftësia e një klase politike për të prodhuar të mira për vendin.
Top Channel