KAMËZ- Një person ka kërcënuar me armë Policinë e Kamzës. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se bëhet fjalë për Roland Kryemadhin i cili dyshohet të jetë ekstremist.
Ditën e sotme policia ka shkuar që ta marrë për shkak se gjykata kishte caktuar shoqërimin e detyrueshëm, por ai ka dalë me armë duke kundërshtuar.
Mësohet se personi në fjalë ndiqet penalisht pasi refuzon që të çojë fëmijët në arsimin e detyrueshëm. Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrugën Uashington në qytetin e Kamzës. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë të cilët po tentojnë që ta kapin. Menjëherë në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat e DVP Tiranë, FNSH dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës, vendosja e perimetrit të sigurisë, evakuimi i banorëve dhe ndalimi i qarkullimit në perimetrin e sigurisë.
Top Channel ka siguruar edhe videon e momentin të ndërhyrjes së policisë, ku shihen të armatosur.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në banesën e shtetasit Ronald Kryemadhi, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij.
Në momentin që shërbimet e Policisë kanë hyrë në banesë ky shtetas ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.
Menjëherë në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat e DVP Tiranë, FNSH dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës, vendosja e perimetrit të sigurisë, evakuimi i banorëve dhe ndalimi i qarkullimit në perimetrin e sigurisë.
Pas negociatave të bëra nga Forcat Speciale RENEA me autorin, për t’u dorëzuar, ku i fundit, pas gjysmë ore, është vetëdorëzuar, në pamundësi për t’u larguar nga banesa.
Personi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, për veprimeve të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon kontrollin në banesë, për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.
Top Channel