Emocionuese/ Një grup njerëzish ulen në gjunjë dhe u kërkojnë falje disa protestuesve afro-amerikanë

03/06/2020 21:23

Protestat për George Floyd-in kanë shënjuar një mënyrë të re faljeje dhe solidariteti, të ulurit në gjunjë.

Këto ditë kemi parë shumë policë dhe ushtarë të Gardës Kombëtare që janë ulur në gjunjë dhe kanë mbajtur fjalime emocionuese drejtuar protestuesve.

Ndërsa së fundmi është regjistruar një episod mjaft interesant. Në pamjet e publikuara, shihen disa persona të bardhë në Houston duke u gjunjëzuar para disa shtetasve afro-amerikanë, madje nuk ngurruan që të kërkonin falje.

“Ne kërkojmë falje ndaj vëllezërve dhe motrave tona afro-amerikanë për vite e vite racizmi sistematik”, dëgjohet duke thënë një person i bardhë, i cili fliste në emër të të gjithë grupit.

Nga krahu tjetër, grupi afro-amerikan duken mjaft të prekur nga ky episod, aq sa nuk kanë ndaluar lotët të rridhnin në fytyrat e tyre.

Top Channel