Abuzimi seksual me 15-vjeçaren/ Pezullohet drejtori i shkollës
03/06/2020 17:05
Një ngjarje shokuese tronditi opinionin publik pak ditë më parë ku u bë më dije se një 15 vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga roja i shkollës 65 vjeç dhe ishte filmuar.
Ajo më pas ishte abuzuar edhe nga disa të rinj që e kërcënonin me publikimin e videove intime.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se ditën e sotme drejtori i shkolles, Besnik Daçi, është pezulluar përkohësisht deri në përfundim të hetimeve dhe një vendimmarrje të dytë.
Top Channel