Në rezidencën e Ambasadës Amerikane në periferi të Tiranës ka qenë një ditë e gjatë takimesh me katër negociatorët e Këshillit Politik të reformës zgjedhore. Në bisedime kanë qenë Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, ai i BE-së, ambasadori Britanik dhe i OSBE-së.
Ky është takimi i dytë i zhvilluar, nga ambsadorja amerikane Yuri Kim, e cila i mblodhi edhe me herët përfaqësuesit e palëve politike në Këshillin Politik për të gjetur një konsensus.
Diplomatët e huaj në Tiranë, e morrën rolin e negociatorit, pasi afati 31 maj përfundoi pa asnjë marrëveshje mes partive politike afati i Reformës Zgjedhore.
Ka më shumë se 48 orë që diplomatët amerikanë dhe ata europianë kërkojnë me insistim përfundimin e reformës dhe për këtë arsye nisën takimet me palët politike. Ata theksuan në mesazhet e tyre se marrëveshja politike është shumë pranë dhe se reforma zgjedhore është e rëndësishme për integrimin europian të vendit.
Sot në orën 11.00 katër negociatorët e Këshillit Politik do të mblidhen sërish me ambasadorët në rezidencën amerikane.
Top Channel