Turizëm në kushte pandemie/ Në fshat distanca respektohet më lehtë
02/06/2020 15:43
Turizmi po rikonceptohet ne kushte pandemie. Por ka disa zona në Shqipëri ku për shkak të relievit edhe distanca respektohet më lehtë.
Një prej tyre është dhe fshati Tragjas, ku bizneset e zonës kanë punuar që prej rihapjes së aktiviteteve. Sofon e gjejmë duke bërë gati mishin e kecit për ta pjekur në saç. Edhe pse larg zonave urbane, puna këtu nuk mungon.
Qetësia, bukuria natyrore por tani edhe mundësia për të qenë larg të tjerëve i bën zona si Tragjasi mjaft tërheqëse, edhe pse ka një problem që mbetet në cdo kohë e që nuk pritet ta rregullojë as pandemia, rruga e pashtruar prej 3 km nga aksi nacional e cila pershkohet per 40 minuta.
Top Channel