Trump kërcënon protestuesit: Jam presidenti i ligjit dhe i rendit, po vazhduat, do t’ju lëshoj ushtrinë!

02/06/2020 17:43

Donald Trump e përshkroi veten si “president të ligjit dhe rendit” dhe kërcënoi se do të dislokonte ushtrinë në qytetet amerikane për të shuar protestat e dhunshme.

Ai i kërkoi shteteve të bënin më shumë për të frenuar ato që i quajti “ akte terrori të brendshëm”. Ndërkohë që Presidenti Trump po mbante fjalimin në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, një numër automjetesh ushtarake po lëviznin aty pranë në rrugën Pensylvania Avenue dhe policia ushtarake dhe forcat e zbatimit të ligjit po përplaseshin me protestuesit në Parkun Lafayette.

“Ne kemi vendin më të madh në botë”, deklaroi Trump. “Ne do ta mbajmë atë të sigurt.” Ai e bëri të qartë se do të mobilizojë “mijëra e mijëra” ushtarë për të mbajtur paqen nëse guvernatorët nuk do të përdorin njësitë e tyre të Gardës Kombëtare për t’i dhënë fund protestave të dhunshme.”

Amerikanët me të drejtë u trishtuan dhe u revoltuan nga vdekja brutale e George Floydit. Administrata jonw është plotësisht e përkushtuar që drejtësia për 46 vjecarin dhe familjen e tij të vihet në vend. Por ne nuk mund të lejojmë që thirrjet e drejta dhe protestuesit paqësorë të mbyten nga një turmë e zemëruar.

Guvernatorët demokratë të Nevadës dhe Washington-it i kritikuan thirrjet e kreut të shtëtit për masa të forta kundër protestuesve. Propaganda kineze po ashtu mori hov prej deklaratave të Trumpit, duke folur për “mbytjen e ëndrrës amerikane” e duke ironizuar me qëndrimin që mbajti Amerika ndaj shtypjes së egër që iu bë protestave pro-demokracisë në Hong Kong.

Top Channel