Treni i pasagjerëve përplas veturën e rrëzuar nga ura në Spanjë, të paktën 1 viktimë

02/06/2020 19:43

Të paktën 1 person ka vdekur sot pasdite kur një tren pasagjerësh me më shumë se 100 vetë ka përplasur një veturë që raportohet se ishte rrëzuar nga një urë në Spanjë mbi binarë.

Aksidenti ndodhi në orën lokale 16.10 në Zamora dhe shërbimet e emergjencës po punojnë në skenën e ngjarjes për lirimin e disa të bllokuarve në rrënoja.

Treni doli nga shinat në La Hiniesta, rreth shtatë milje larg Zamora.

Në pamje shiheshin pasagjerë që mbanin maska prej pandemisë së koronavirusit, duke ecur përgjatë shinave.

Dy makinistët e trenit janë plagosur por pasagjerët duket se kanë shpëtuar pa plagosje.

Lokomotiva e trenit doli nga shinat prej përplasjes por pjesa tjetër e vagonave nuk pësoi dëme.

Shërbimet spanjolle të emergjencës konfirmonin në një deklaratë: “Kemi marrë disa thirrje nga shërbimet e emergjencës në Castilla y León 1-1-2 për një aksident treni pasagjerësh në La Hiniesta (Zamora).

“Sinjalizimet thonë se lokomotiva ka dalë nga shinat ndërsa pasagjerët janë duke u larguar vetë në këmbë. Grupet e ndihmës raportojnë nga skena, se aksidenti ndodhi kur një makinë fuoristradë ra nga një urë dhe treni e përplasi. Një turist pasagjer i makinës ka ndërruar jetë. Raportimet do të vazhdojnë”.

Top Channel