Procedohen penalisht edhe tre sirian/ Policia e Tiranës arreston 7 shtetas, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim (Detajet)

02/06/2020 11:09

Policia e Tiranës njofton se ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e personave, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

Procedohen penalisht edhe 3 shtetas të huaj sirian.

Sherbimet e Komisariatit Nr.3 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ““Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit” , të shtetasit të huaj sirian M. A., 29 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18.6 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” edhe shtetasit sirian R.H. A.M. dhe M.L.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.L., 32 vjeç, i dënuar më pare, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhuna në familje”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasit H.T., 33 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj nënës si dhe vajzës së tij të mitur.
—–
Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Gj. L., 40 vjeç, pasi tek Rrethrrotullimi I Tegut është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.58 mg/l;

– E. C., 40 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l;

– M. S.,53 vjeç, pasi në rrugën “Donald Trump” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi S.G., 46 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA