Oficerë policie dërgohen në spital pas goditjes me makinë në protestat e SHBA

02/06/2020 16:50

Raportimet e mediave në SHBA thonin se një polic dhe një para-ushtarak u goditën nga një automjet dje në Buffalo, New York, dhe u dërguan me urgjencë në spital, gjatë protestave të dhunshme për vdekjen e afro-amerikanit të paarmatosur George Floyd në duart e policisë amerikane.

Raportimet e djeshme thonin që oficeri i policisë së Buffalo kishte vdekur por kjo u mohua më vonë nga autoritetet.

Polici dhe para-ushtaraku i New York raportohej se ishin goditur qëllimisht nga një automjet në lindje të qytetit.

Ata të dy raportohet se janë në gjendje të qëndrueshme.

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi dje dislokimin e trupave ushtarake në rrugë dhe dënoi dhunën e protestuesve.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel