Kamerat e sigurisë që po vëzhgonin një aksident në Taivan kanë kapur momentin kur një veturë Tesla Model 3 godet me të gjithë forcën një kamion të rrëzuar në rrugë.

Sipas raportimeve shoferi i Teslas as që e kishte parë kamionin e rrëzuar nga era pasi kishte aktivizuar opsionin Autopilot për asistencën e shoferit.

Në pamje shihet prej tymit të dalë prej gomave të saj që sistemi i frenimit ishte aktivizuar vetëm në momentin e fundit.

Imazhet e mëpasshme tregojnë sesi Tesla ka shpuar përmes çatisë së kamionit, por raportimet thonë se asnjë nga shoferët nuk ishte lënduar.

Autopiloti në veturat Tesla lejon mjetin të manovrojë, të shtojë apo ngadalësojë shpejtësinë e mjetit brenda korsisë së saj.

Por kamioni i rrëzuar kishte zënë dy korsi të autostradës dhe Tesla përplaset me të pa asnjë tentativë manovrimi.
Ekspertët i janë referuar sitemit Autopilot të Teslas si një produkt ‘gjysëm i gatshëm që kërkon ende mbledhje të dhënash të shumta’.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA