Kryeministri Edi Rama ditën e sotme po mban një konferencë me gazetarët lidhur me përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19.
Ndër të tjera Rama është ndalur tek dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Ai thotë se ekonomia është sfida e madhe e Shqipërisë, duke kërkuar që në këtë 4- mujor të dytë, maj- gusht të ketë një rezistencë dhe më pas në 4- mujorin e fundit të marrë vrull ekonomia familjare dhe kombëtare.
Pas rihapjes, sfidë mbetet ekonomia, për të cilën kryeministri Edi Rama u shpreh se problemi do të adresohet hap pas hapi. “Mbetet sfidë adresimi i pasojave ekonomike, hap pas hapi do i adresojmë këto pasoja, përtej cfarë thuhet, asgjë nuk është perfekte dhe pa të meta, ne do të arrijmë që të rezistojmë mirë deri në fundin e këtij 4 mujori të dytë, në të tretin do të shikojmë rikthimin e parametrave të ekonomisë dhe do të marrim vrull për kapërcimin në 2021, ku presim rikthimin e plotë të parametrave dhe më shumë se kaq”.
Top Channel