George Floyd/ Protestuesit ndezin zjarre pranë Shtëpisë së Bardhë mes tensioneve të rritje me policinë (Foto)

02/06/2020 17:13

Gjatë demonstratave të mbrëmshme në Uashington kundër vrasjes së George Floyd, policia përdori një breshëri granatash gazi lotsjellës teksa më shumë se 1000 njerëz ishin mbledhur rreth Shtëpisë së Bardhë, pak para orës 23.00 të nisjes së kufizimeve të koronavirusit.

Protestuesit reaguan duke shkulur tabelat e trafikut dhe ndarjet plastike dhe ndezën me to një zjarr në mes të rrugës H Street, para Shtëpisë së Bardhë. Disa prej tyre morën një flamur amerikan nga një ndërtesë aty pranë dhe e hodhën në zjarr.

Disa foto të publikuara tregonin disa zjarre të ndezura rreth Shtëpisë së Bardhë, ndërsa raportimet thanë se prej gjendjes së krijuar, presidenti Donald Trump ishte zhvendosur në ambjentet e sigurta të presidencës.

Të paktën 4,100 njerëz janë arrestuar ditët e fundit në të gjithë vendin, që prej vrasjes së George Floyd të hënën që shkoi, sipas statistikave të mbledhura nga rrjeti Associated Press.

Grupimi organizator i të drejtave të njerëzve më ngjyrë ‘Black Lives Matter’ duket se ka gjetur mbështetje në shumë vende të tjera të botës me protestat e saj, përfshi dhe Britaninë ku mijëra njerëz protestuan para ambasadës amerikane në zonën Battersea të Londrës.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel