Durrës/ Gjendet një person i mbytur
02/06/2020 21:23
Policia e Durrësit ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme është gjetur një person i mbytur në breg të detit dhe është konstatuar se viktima ishte 37-vjeçari A.B.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 02.06.2020, rreth orës 19:40, në sektorin “Rinia”, në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit, është konstatuar i mbytur shtetasi A.B., 37 vjeç, banues në sektor “Rinia”.
Pas nxjerrjes në trupit në breg nga shërbimet e Policisë dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes.
Top Channel