Bie dheu, vdesin dy minatorë në minierën e Artanës! Drejtori Hysen Vrajolli tregon mbi tragjedinë

02/06/2020 14:52

Dy minatorë kanë humbur jetën sot nga ajo që dyshohet si shembje dheu në minierën e Artanës.

Hysen Vrajolli, drejtues i ndërmarrjes Trepça, në kuadër të së cilës funksionon edhe miniera në fjalë, pohoi vdekjen tragjike të dy minatorëve dhe plagosjen lehtë të një tjetri. Mediat vendase thonë se ekipet e FSK-së janë punuar për nxjerrjen e trupave të dy minatorëve që humbën jetën nga aksidenti në galerinë e pestë të minierës. Mësohet se ata janë të moshës rreth 50-vjeçare.

Në vendngjarje, përveç ekipeve të FSK-së, ndodhet dhe një grup I mjekësisë ligjore. Sakaq në Kamenicë ka mbërritur dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla si dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari. Sipas kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Minierës së Artanës, Blerim Ymeri, në momentin e ngjarjes aty ndodheshin në fakt rreth 5 punëtorë; dheu nga sa thotë ai, ka zënë poshtë inxhinierin dhe minatorin, ndërsa të tjerët kanë shpëtuar me lëndime të lehta.

Ndërsa MEPTINIS ka bërë të ditur edhe identifikimin e viktimave.

“Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj. Idriz Gerbeshi ka qenë xehetar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan. Ngjarja ka ndodhur me shembjen e pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana. Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve dhe shoqërisë së të ndjerëve. Autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur. Nga ky aksident nuk kanë mbetur punëtorë të tjerë mbetur brenda i ngujuar”, thuhet në njoftimin e MEPTINIS-it.

Deri tani nuk ka ndonjë informacion tjetër ose shkak qe ka dërguar deri të ky aksident, veçse po punohet në nxjerrjen e trupave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA