LDK: Sot mbledhja e kryesisë, vendoset lista e ministrave!

31/05/2020 13:44

I mandatuari për kryeministër të ri te Kosovës, Avdullah Hoti I LDK-së, propozon sot emrat e ministrave të cilët më pas do të votohen në Kryesinë e partisë që mblidhet për këtë çështje në orët e pasdites.

Isa Mustafa deklaroi se derisa kryesia të marrë vendimin, asnjë emër i përmendur deri më tani për pjesë të kabinetit qeveritar, nuk është definitiv. Aktualisht, vetëm AAK-ja I ka bërë publikë emrat dhe ministritë që do të drejtoje. Në marrëveshjen që Ramush Haradinaj nënshkroi me LDK-në në 29 prill, AAK-ja merr një zëvendëskryeministër, Ministrinë e Drejtësisë, atë të Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Sipas paktit, Zëvendëskryeministër do të jetë Besnik Tahiri, MPJ-në do ta drejtojë Meliza Haradinaj, Ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, Blerim Kuçi do ta drejtojë ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Ramë Likaj ministrinë e Arsimit. Qeveria e re me në krye me LDK-në dhe partnerët e koalicionit, AAK, Nisma dhe komunitetet, pritet të formohet së shpejti pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për të mandatar Avdullah Hotin me krijimin e ekzekutivit. Partneri tjetër i koalicionit, Nisma Socialdemokrate, ende nuk ka emra për ministritë që do pritet t’i udhëheqë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA