Grupet e shpëtimit në Detin e Kuq thonë se kanë gjetur 5 turistë të gjallë 30 orë pas katastrofës së jahtit (fotot)
27/11 16:24
Kompleksi i Xhamisë Al-Aqsa të Jeruzalemit është rihapur për besimtarët dhe vizitorët pas më shumë se dy muajve ku qëndroi e mbyllur për shkak të pandemisë koronavirus.
Këshilli i ‘Waqf Islam’, thanë se ka një përhapje të ngadalësuar lokale të virusit de kështu u vendos për heqjen e kufizimeve të hyrjes në xhami të Dielën.
Por këshilli i caktuar nga Jordani vendosi gjithashtu disa masa paraprake për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së Covid-19 në vendin e tretë më të rëndësishëm të fesë myslimane. Adhuruesit duhet të mbajnë maska për fytyrën nëse dëshirojnë të luten në xhami ose në baza. Qindra besimtarë pritën me emocion hapjen e dyerve.
Top Channel