Dy ditë më parë socialistët u gjetën te papërgatitur pasi në tryezën e negociatorëve,  Partia Demokratike solli një propozim suprizë sa i takon ankimimeve zgjedhore.

“Në vijim të debatit për Kolegjin Zgjedhor dhe diskutimit mbi propozimet e ndryshme, duke qenë se asnjë zgjidhje nuk gëzon konsensusin e nevojshëm, opozita propozon që organi gjyqësor kompetent për shqyrtimin e ankesave zgjedhore të jetë Gjykata Kushtetuese, e cila do të gjykonte ankimet me një panel prej tre gjyqtarësh”, thuhet në propozimin e PD-se raporton Top Channel.

Demokratët e arsyetojnë propozimin e tyre  me nenin  131 pika 1 shkronja”e” të Kushtetutës, e cila i jep komptetencë Gjykatës Kushtetuese lidhur me 3 çështje të dallueshme kushtetuese:

1-   Zgjedhshmëria

2-  Papajtueshmëria

3-  Verifikimi i zgjedhjes

Në argumentin  juridik opozita joparlamentare propozon që ankimimet zgjedhore ti shqyrtojë  e gjithë trupa e gjykatës, dhe jo që te krijohet një kolegj tjetër zgjedhor me përbërje anëtarë te Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas saj, funksioni i anëtarëve të Kushtetueses është i përcaktuar ne ligj.

“Gjykata Kushtetuese ne këtë rast duhet te funksionoje ne formacion te plote (pra me rregullin qe kuorumi minimal te jete 6 anetarësh dhe vendimet ti marre me 5 anetare). Ligji per Gjykaten Kushtetuese, ka detajuar kete dispozite duke parashikuar se “pranueshmeria” e kërkesave shqyrtohet nga një Kolegj i Gjykatës Kushtetuese prej 3 anëtaresh, kurse vendimet përfundimtare merren sipas rregullit: kuorum se paku 6 dhe vendim se paku 5. Varianti tjetër, pra qe Kolegji Zgjedhor te konsiderohet një entitet tjetër, i ndryshëm nga vetë Gjykata Kushtetuese, por i përbërë nga anëtare individuale të Gjykatës Kushtetuese, nuk qëndron”, thuhet ne propozimin e PD, raporton Top Channel.

Duke iu referuar  raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR të viti 2019, i cili konstaton se “ndonëse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë objekt procedimesh disiplinore përgjatë gjithë mandatit të funksionimit të Kolegjit, ata janë objekt i “procesit të vetting-ut” që është në vazhdim e sipër, i cili mund të ndikojë në sigurinë e vazhdimësisë së tyre si gjyqtarë dhe, rrjedhimisht, mund të ndikojë në pavarësinë e tyre.”

Sipas PD- së gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor janë nën “trysninë” e Vettingut, e për këtë arsye propozon që ankimimet zgjedhore te shqyrtohen nga trupa kushtetuese, e cila e ka kaluar  Vettingun.

Top Channel