25/11 22:20
Meksika konfirmoi 371 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 9.415 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të infektuarve në vend deri më tani ka arritur në 84.627, me 3.227 raste në 24 orët e fundit.
Më 27 maj, Meksika për herë të parë regjistroi një bilanc ditor prej më shumë se 500 viktimash. Virusi për herë të parë në këtë vend u zbulua më 28 shkurt, kurse vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.
Top Channel