Ka mjaftuar vetëm një koment i “Burger King” në Twitter që kompania të jetë një hap më pranë falimentimit.
Kompania gjigante e fast-food-it, i ka kthyer përgjigje një komentuesi në Twitter i cili pyeti se cilën këngë të Taylor Swift do t’i sugjeronte publiku për të dëgjuar.
“Atë që flet për ish-in” -shkroi “Burger King” duke u tallur me faktin se një pjesë e mirë e këngëve të Swift janë shkuar për ish-partnerët dhe romancat e dështuara.
Fansat e 30-vjeçares menjëherë i kanë dalë në mbrojtje duke krijuar një komunitet të ri kundër “Burger King” që gjendet nën hashtag-un “#BurgerKingIsOverParty”.
Mijëra përdorues të rrjetit social Twitter nisën një debat të fortë mes atyre që donin të mbronin këngëtaren dhe personave të tjerë që mendojnë se nuk është mirë të hedhin baltë mbi një kompani kaq të madhe ku shkojnë për të ngrënë çdo ditë.
Top Channel