TIRANË- Një makinë ka shpërthyer në flakë në zonën e Laprakës në kryeqytet.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, tek kryqëzimi i Laprakës, ku si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në ecje makina me drejtues  K.V., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel