Kjo është një nga rrugët e lagjes muzeale në Elbasan e cila u rikonstruktua rreth dy vite më parë.

Siç mund të shihet, gurët e kalldrëmit janë lehtësisht të lëvizshëm për shkak të cilësisë së dobët të punimeve. Të njëjtin problem e kanë edhe disa rrugë të tjera të kësaj zonë pranë Kalasë.

“Nuk ka cilësi. I vënë kështu shpejt e shpejt”.

“Niveli është shumë i keq. Vendosja e gurëve nuk është bërë nga specialist. E kanë shtruar disa herë dhe disa herë keq. Brenda një kohë shumë të shkurtër dhe gjithmonë ka pasur problem”.

Rrugët kryesore të kësaj lagjeje duket se kanë një kalldrëm më të qendrueshëm, por mjafton të bësh vetëm disa hapa aty ku fillojnë rrugicat dytësore, kuptohet një diferencë e madhe në punime. Gurët janë vendosur vetëm me rërë.

“Kam vite këtu. Ketu jam le këtu jam rrit. Po nuk kam parë ndonjëherë herë, të shtrohet rruga me rërë. Kanalizimet janë bllokuar dhe kanë filluar gurët dalin prapë. Shihet vet si është deformuar ngaqë kalojnë makinat dhe se rruga është bërë me rërë”.

“Mirë është shtruar vetëm ajo pjesa lart. Kurse këtu pjesërisht. Është hedhur zhavori, e merr uji dhe bëhet gropa gropa”.

Investimi për rivitalizimin e lagjes muzeale, brenda kalasë, kapi vlerën e rreth 385 milionë lekëve të reja, të cilat Bashkia e Elbasanit i siguroi nga Komsisioni Europian, ku përfshiheshin stola, ndricimi, gjelbërimi dhe sistemimi i kalldrëmit. Por tashmë, ky degradim e ka çuar këtë lagje përsëri në gjendjen fillesatare. /Andi Bora/

Top Channel