Franca i bindet OBSH, ndalon përdorimin e hidroksiklorinës

28/05/2020 01:46

Franca vendosi ta ndalojë përdorimin e hidroksiklorinës si mjekim për trajtimin e koronavirusit.Vendimi i saj vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e pezulloi këtë javë testimin e hidroksiklorinës dhe të klorokinës, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Hidroksiklorina, e cila përdoret normalisht për të trajtuar malarien ose artritin, ishtë promovuar më herët nga virologu francez, Didier Raoult, i cili qe takuar dhe me shefin e Elizesë, Emmanuel Macron, për të diskutuar përdorimin e saj si trajtim për pacientët me koronavirus.

Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha këtë javë se ka pezulluar testimin e saj dhe të klorokinës, pasi një studim në revistën mjekësore britanike The Lancet dilte në përfundimin se përdorimi i këtyre medikamenteve te pacientët me koronavirus mund t’i rrisë shanset e tyre për të vdekur.

Sipas studimit, ato mund të prodhojnë efekte anësore, sidomos aritmi të zemrës. Javën që shkoi, presidenti amerikan Donald Trump, tha se po e merr dhe vetë hidroksiklorinën për të lehtësuar simptomat nëse infektohet me koronavirus. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se ka nuk ka pasur asnjë efekt anësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA