Një set magjepsës fotografik ka sjellë së fundmi traditën e lashtë të zbukurimeve të fytyrës të fiseve në ishullin e Papua New Guinea në oqeanin Paqesor, te cilët konkurrojnë në festivalin e tyre të këngës e kërcimit.
Në pamjet ata shihen që pikturojnë fytyrat e tyre me një përzierje balte e ngjyrime lulesh teksa komunitetet Kunai mbajnë kombinime të së verdhës, të zezës e të kuqes, ndërsa grupet Huli veshin të verdhë e të kuqe.
Fytyrat e anëtarëve fisnorë u fotografuan gjatë festivalit Sing Sings ku ata këndojnë e kërcejnë.
Popullata daton prej rreth 60,000 vjetësh kur dhe banorët ‘papuanë’ emigruan nga Afrika.
Fotot janë marrë përgjatë lumit Sepik River, më i gjati në ishullin e Guinea e Re, nga fotografi udhëtues britanik Trevor Cole.
Imazhet tregojnë fiset e Papua New Guinea duke zbukuruar veten e tyre për rituale e ceremoni, thotë Trevor.
“Në shumicën e rasteve ngjyrat vijnë nga bimë ose baltë e lokalitetit dhe janë përdorur për periudha të gjata kohe, siç është shkumësi i kuq ose i bardhë i dheut”.
“Fiset në zonat më të larta të Papua New Guinea dhe ato gjatë lumit Sepik zbukurojnë veten e tyre për festivalin e ‘Sing Sings’”.
Imazhet ilustrojnë sesi banorët përgatisin dhe aplikojnë ngjyrat e fytyrës në përgatitje të ngjarjes. Disa nga fiset e bëjnë edhe për turistët për të mbajtur gjallë traditat dhe kulturën e tyre.
Huli është një nga grupet indigjene që jetojnë në provincën Hela të Papua Neë Guinea, dhe flasin Huli ose Tok Pisin, disa flasin dhe anglisht.
Ata janë grupi më i madh në Papua New Guinea, me një popullatë prej më shumë se 250,000 sipas një numërimi në 2011.
Top Channel