Drejtuesja e Huaweit humbet përpjekjet për pengimin e ekstradimit në SHBA

28/05/2020 02:33

Meng Wanzhou, shefja kryesore e financave të kompanisë kineze Huawei Technologies, u përball me një pengesë nga një gjykatë kanadeze të mërkurën ndërsa ajo përpiqet të shmangë ekstradimin në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat për mashtrime bankare, duke i zbehur shpresat për përfundimin e arrestit të saj 18-mujor në shtëpi në Vankuver.

Vendimi, i cili mund të përkeqësojë marrëdhëniet midis Otavës dhe Pekinit, nxiti një reagim të menjëhershëm të fortë nga ambasada e Kinës në Kanada, e cila tha se Kanada është “bashkëpunëtore e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të rrëzuar Huawei dhe kompanitë e teknologjisë së lartë kineze.”

Meng, një qytetare kineze dhe vajza e themeluesit të kompanisë Huawei, miliarderit Ren Zheng, u arrestua në dhjetor të vitit 2018 me një urdhër të lëshuar nga autoritetet amerikane. Ata e akuzojnë atë për mashtrim bankar për informacionet e dhëna ndaj bankës HSBC në lidhje me marrëdhëniet e Huawei me një kompani që operon në Iran, duke e vënë HSBC në rrezik gjobash për shkeljen e sanksioneve amerikane ndaj Teheranit./VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA