Rehabilitimi shëndetësor i kafshëve te rrugës dhe me pas adoptimi i tyre nëpër familje që i duan kafshët, është shndërruar ne prioritet te punës se mjekes veterinere Luiza Hykaj në Fier.
Gjatë viteve te fundit, veç vizitave dhe shërbimeve shëndetësore te kafshëve shoqëruese me pronar, mjekja kujdeset edhe për kafshët e sëmura qe ndodhen ne rrugët e jo vetëm. Te gjitha shërbimet mjekësore si dhe adoptimi ne familje kryhen falas nga spitali veterinar.
Vetëm gjatë periudhës se pandemisë janë adoptuar ne familje te ndryshme më shumë se 20 kafshë shoqëruese, ndërkohë qe janë ne pritje rreth 35 qen dhe mace.
Ne spital kurohen dhe strehohen edhe kafshët endacake me probleme shëndetësore qe sjellin njerëz te ndryshëm. Pak kohë me parë nje çift suedez solli nje qen te aksidentuar ne qytetin e Beratit.
Kjo adoleshente thotë se qeni i sëmurë qe gjeti ne rrugë, tashmë gëzon shëndet te plotë dhe pret për tu birësuar.
Megjithëse nuk është një qendër për strehimin dhe rehabilitimin e kafshëve te rrugës, mjekja veterinere i shërben te gjitha kafshëve qe kanë nevojë për ndihmë mjekësore, pavarësisht shpenzimeve te mëdha.
Top Channel