27/11 21:23
Gjatë 24 orëve të fundit në Meksikë kanë humbur jetën 463 persona për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë së Meksikës thuhet se numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 ka arritur në 8.597 me 463 vdekjet e reja të regjistruara në 24 orët e fundit ndërkohë që me 3.463 raste të reja është rritur në 78.023 numri i rasteve me COVID-19 në vend.
Me 3.463 rastet e reja të regjistruara në 24 orët e fundit u regjistrua “rritja më e lartë ditore e rasteve”. Ndërkohë dje në Meksikë tejkaloi për herë të parë 500 numri i vdekjeve ditore nga COVID-19.
Rasti i parë me COVID-19 në Meksikë u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 19 mars.
Top Channel