Bathore/ U kap duke hedhur material të rrezikshëm, gjobë dhe procedim për 40-vjeçarin

28/05/2020 13:08

Një person është proceduar penalisht në Tiranë pasi është kapur duke hedhur material shtuf që shkakton ndotje të ajrit, në vendin e quajtur “Varrezat”, në Bathore.

Bëhet fjalë për G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, ndërkohë që u referuan materialet për kompaninë në të cilën ishte punësuar ky shtetas.

Nga ana e Policisë Bashkiake u vendos masa e gjobës 50 mijë lekë të reja. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel