Londra nën vëzhgim? The Times: Si Kina po krijon një mega-ambasadë prej 750 milionë paundësh dhe po zgjeron rrjetin e spiunazhit në zemër të qytetit 21/12 13:36
Qeveria kineze nuk do të tolerojë më trazira dhe bllokada në Hong Kong.
Ushtria kineze ka bërë një paralajmërim, ku shprehet se do të shtypë çdo aktivitetet kundër qeverisë në Hong Kong, pas prezantimit të ligjit të ri për sigurinë kombëtare.
Shefi i ushtrisë, Chen Daoxiang tha se ushtarët e tij janë gati për të treguar mbështetje për ligjin e ri, i cili mund të ndalojnë protesta pro demokracisë në qytetin gjysmë-autonom.
Parlamenti kinez pritet ta miratojë gjatë kësaj jave këtë ligj të kontestuar, të cilit shumë i tremben se Pekini do ta shfrytëzojë për të marrë kontrollin e plotë të qytetit.
Top Channel