19/01 00:06
Nënë Xhemilja 103 vjeçe nga Peqini teksa ishte duke bërë japrakë, zbuloi se në xhepin e fustanit mbante një hudhër.
Ajo tha se e ka traditë të trashëguar nga e ëma, e cila deri para se të vdiste mbante hudhër po me vete.
“Unë i bëj japrakët por shijen e thotë ai që i ha. Mbaj hudhër për të mos më hëngër mësysh. Kam një histori më ka lënë nëna ime, derisa ishte gjallë e mbajti në xhep. Doli një tullë nga shtëpia dhe ishte shenjë e syrit, nga ajo kohë mbaj hurdhë në xhep”, tha nënë Xhemilja.
Top Channel