Deputeti, Adriatik Alimadhi është një ndër personat e infektuar me Covid-19. Ai bëri një lidhje skype në Open në Top Channel ku foli për situatën e tij.
Alimadhi bëri një deklaratë të fortë në Open dukë thënë se në spitali bënte politikë.
“Në spital bëhet politikë. Kam telefonuar në 127 dhe nuk janë marrë masat e duhura. Vetëm kur e bëra publike rastin u kushtua një vëmendje më e madhe. Kam persona në fisin tim që kanë telefonuar 127 dhe u është thënë, në qoftë se keni temperaturë merrni një paracetamol, ese keni dhimbje fyti, pini çajra etj.
Nuk u bë një studim për këtë rast. Prandaj them unë se bëhet politikë”- tha Alimadhi.
Ndërhyri Brataj duke thënë se ai e ka telefonuar personalisht deputetin sapo mësoi rastin.
Top Channel