Artisti Andrea Bocelli ka pranuar këtë të martë se ka qenë i infektuar me COVID-19.
Përmes një postimi në Facebook, Bocelli shkruan se tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është shëruar plotësisht.
Mësohet se ai nuk e ka bërë publike më parë këtë gjë, pasi nuk donte që të përhapte panik te ndjekësit e tij. Artisti është bërë pjesë e donatorëve të gjakut për të gjetur një vaksinë antiCovid.
Gjatë kohës që Italia ndodhej në izolim total, me rastin e Pashkëve, Andrea Bocelli performoi i vetëm në katedralen madhështore Duomo, në Milano.
“Besoj në forcën e lutjes së bashku. Falë muzikës së transmetuar live, duke mbledhur miliona duar të kapura bashkë kudo në botë, ne do të përqafojmë zemrën e plagosur të Tokës”, u shpreh tenori.
Performanca u ndoq në kohë reale nga miliona njerëz dhe numëroi miliona klikime. Artisti i madh performoi ndër të tjera “Ave Maria”, “Sancta Maria”, “Domine Deus” dhe “Amazing Grace”.
Covid-19, Andrea Bocelli rrëqeth botën! Miliona njerëz ndoqën performancën e tij të jashtëzakonshme
Top Channel