Burri mbyt gruan pasi nuk donte të paguante për divorcin

27/05/2020 17:35

Një bashkëshort ka raportohet se ka vrarë gruan e tij pasi nuk dëshironte të paguante për divorcin e kushtueshëm, sipas prokurorëve në SHBA.

Joseph Elledge thotë ende se është i pafajshëm për vrasjen e supozuar të bashkëshortes së tij kineze, 28-vjeçaren Mengqui Ji Elledge, trupi i së cilës ende nuk është gjetur që prej zhdukjes në tetor.

Elledge është akuzuar për vrasjen e gruas së tij që prej shkurtit në Columbia të shtetit të Missouri. Ai është akuzuar gjithashtu me dy sulme dhe me sjellje abuzive ndaj bijës së tij.

Prokurorët thonë se Elledge ka vrarë me mbytje gruan e tij pasi nuk dëshironte të paguante për divorcin e kushtueshëm apo të lejonte që gruaja e tij të largohej në Kinë me bijën e tyre.

Disa javë para zhdukjes Ji i kishte kërkuar një ish-të dashuri informacione për avokat divorci.

Sipas dokumenteve të gjyqit Elledge deklaroi humbjen e gruas së tij më 9 tetor 2019, por nuk i tha askujt për këtë derisa një ditë më vonë një mikeshë e gruas erdhi në shtëpi për ta takuar pasi Ji nuk i ishte përgjigjur telefonatave të nënës së saj nga Kina.

Police ka kërkuar gjatë në lumin Lamine, ku besohet se Elledge ka hedhur trupin e gruas së tij, por pa gjetur gjurmë. Zëdhënësi i policisë Jeff Pitts tha se autoritetet po presin të kërkojnë me mjete më të rënda.
Seanca e ardhshme e gjyqit është caktuar më 26 qershor.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA