Fejohet pas një romance të gjatë Donald Trump Jr., publikohen momente nga ceremonia në Shtëpinë e Bardhë 16/12 10:32
Një 46-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali pas një aksidenti tragjik në autostradën A13 në mes të Villamarzana dhe Occhiobello. Aksidenti ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit të kësaj mërkure ndërsa në autostradë u krijuar 10 km radhë makinash.
Sipas medieve italiane viktimë ka mbetur Sokol Keci i cili banonte në Rosolina dhe pikërisht sot ai kishte ditëlindjen ku bënte 46-vjeç.
Në operacionin e shpëtimit erdhën shumë zjarrfikës dhe ambulanca por përplasja ishte aq e dorë sa 46-vjeçari mbeti i vdekur në vend. Në aksident u përfshinë një veturë, një fugon dhe një kamion.
Ndërkohë policia po heton lidhur me shkaqet e këtij aksidenti.
Top Channel