Një vajzë adoleshente është vrarë brutalisht nga babai i saj në Iran pasi theu nderin e familjes duke u larguar me një 35-vjeçar në Hovigh, në veri të vendit.
Çifti ishte larguar pasi prindërit e saj kishin refuzuar martesën mes të dyve.
Romina Ashrafi u gjet nga policia dhe u detyrua të kthehej në shtëpi, megjithse u tha autoriteteve se kishte frikë për jetën e saj.
Rrjeti Gilkhabar.ir raportonte se i ati e kishte vrarë atë në gjumë me drapër mëngjesin e sotëm. Ai ishte dorëzuar më pas në polici, duke mbajtur ende në dorë armën e përgjakur.
Në Iran dënimi është i reduktuar për të ashtuquajturat “vrasje nderi”, duke arritur deri në dhjetë vjet burgim.
Mediat vendase raportonin se i dashuri i saj 35-vjeçar quhet Bahman.
Vdekja e vajzes solli zemërim të gjerë në vend dhe hashtag #Romina_Ashrafi është shpërndarë më shumë se 50,000 herë në Twitter.
Ish-kreu i Shoqërisë Italiane për Mbrojtjen e Grave, Shahindokht Molaverdi shkruante: “Romina nuk është as viktima e parë dhe as e fundit e vrasjeve të nderit.”
Gazetari Masih Alinejad e quante të voglën “viktimë të ligjeve anti-gra në Iran “.
“Një 35-vjeçar e gënjeu atë për t’u larguar së bashku me të. Më pas ajo arrestohet, gjykatësi vendos ta çojë te i ati, i cili i pret kokën në gjumë. Askush nuk e shpëtoi atë.
Më parë një zyrtar policie në Iran ka sugjeruar se “vrasjet e nderit” përbëjnë një të pestën e vrasjeve në vend.
Top Channel