U bllokuan tek ‘vaska e djallit’, shpëtohen 20 alpinistë, mes tyre dhe 2 fëmijë

26/05/2020 03:33

Njëzet alpinistë u shpëtuan nga ekipet e emergjencave të hënën pasi kishin ngecuar në një gropë të njohur si “vaska e djallit” në Virxhinia të SHBA-së.

Operacionet e shpëtimit filluan të dielën, kur dhe alpinistët kërkuan ndihmë. Shirat e dendur shkaktuan përmbytje masive duke bllokuar alpinistët rreth orës 7 të mëngjesit.

Në raportet fillestare u raportua se 2 fëmijë ishin pjesë e grupit të alpinistëve. ‘Vaska e djallit’ është një gropë natyrale në pjesën perëndimore të Virxhinias. Ajo është një ndër vendet më të vizituara në Virxhinia.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA