I ftuar në emisionin “Top Talk” ditën e sotme ka qenë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vendin tonë për sa i përket reagimeve të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim për Reformën në Drejtësi dhe asaj Zgjedhore.

Sipas Manjanit ambasadorët ne vendin tonë shihen nga populli si  neutral por sipas tij edhe ata janë të gabueshëm dhe mbajnë anë politike.

“Në mjedisin publik ka zënë një vend të pa merituar. Se shqiptarët nuk po votojnë për ambasadorët. Nga ana e dytë, ambasadorët nuk janë as Zoti as të dërguarit e Zotit, janë njerëz si ne të tjerët prej mishi dhe gjaku. Hanë dhe dhjesin njëlloj si ne të tjerët. Gabojnë si ne të tjerët. Nuk është nja gjë…” tha Manjani.

“”Politika për interesa të veta u jep hapësirë aq sa i përdor. Ka edhe një dëshirë të madhe nga populli shqiptarë pasi janë të lodhur nga politika shqiptare dhe përpiqen të shikojnë një diçka neutrale mbi politikën që t’i bëjë zap. Por ata e thonë edhe vetë që nuk janë të paanshëm. Ka një qasje të tyre.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA