25/11 22:20
Policia e Shtetit në Connecticut të SHBA-së ka shpallur në kërkim një student 23 vjeçar. Peter Manfredonia akuzohet për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri.
Sipas deklaratës së policisë, studenti i universitetit të Connecticut vrau me mjete prerëse një 62 vjeçar dhe plagosi rëndë një person tjetër të premten në mëngjes. Për ndjekjen e 23 vjeçarit, me policinë po bashkëpunon edhe FBI-ja, shkruan CNN.
Policia deklaron se Manfredonia është parë për herë të fundit të dielën në lindjen e Stroudburgut, në Pensilvani. Studenti 23 vjeçar është konsideruar person me rrezikshmëri të lartë dhe i armatosur, ku u bëhet apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm.
Top Channel