Foto/ Trazira në plazh! Britanikët përleshen masivisht

26/05/2020 22:28

Një sherr masiv ka shpërthyer në një plazh të Britanisë së Madhe. Njerëzit për një moment “harruan” koronavirusin dhe u panë duke u përleshur mes tyre.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Broadstairs. Në videon e publikuar, shikohen dhjetëra burra duke përdorur forcën mes tyre, ndërsa nga krahu tjetër familjarët e pranishëm, shihen të tronditur nga e gjitha kjo. Nuk bëhet e ditur se cila ishte burimi i sherrit, por policia ka shkuar në vendngjarje dhe po merret me rastin. Deri më tani raportohet se njëri nga burrat është dëmtuar rëndë dhe është dërguar me urgjencë  në spital.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel