Irani kërcënon me internetin, nëse pret kabllot nënujorë në Hormuz, pasoja të rënda edhe në Europë
Këtë të martë Italia ka shënuar 78 viktima nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit vihet re një ulje e numrit të vdekjeve nga Covid-19, në krahasim me një ditë më parë ku u shënuan 92 viktima.
Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia e Mbrojtjes Civile në Itali ku shpjegojnë se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 397 raste të reja infektimesh me Covid-19. Kujtojmë se një ditë më parë numri i infeksioneve ishte 300.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga shpërthimi i epidemisë në Itali ka shkuar në 32.955 duke u bërë vendi i tretë më i goditur nga Covid-19 pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.
Numri i infeksioneve të konfirmuara arrin në 230.555, vendi i gjashtë global pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit, Rusisë, Spanjës dhe Britanisë. Ndërkohë numri i rasteve aktiv me covid-19 është 52.942
Top Channel