Covid-19 mund të shkaktojë një gjendje inflamatore të njohur si tiroiditi subakut, raporton një grup mjekësh në Itali.
Ata thonë se çrregullimi është një ënjtje e dhimbshme e gjendrës tiroidale që mendohet të jetë shkaktuar nga një infeksion viral, siç janë shytat ose gripi.
Tiroiditi subakut (De Quervain’s) zakonisht shkakton ethe dhe dhimbje në qafë, nofulla apo vesh. Mjekët në Spitalin Universitar të Pizës në Itali, e bënë këtë zbulim, teksa po trajtonin një vajzë 18-vjeçare, e cila ishte e infektuar me Covid-19.
Ajo u shërua plotësisht nga Covid-19, por disa ditë më vonë filloi të përjetojë disa simptoma shtesë. Vajza e re kishte dhimbje në qafë dhe tiroide, ethe dhe rritje të rrahjeve të zemrës. Ajo u dërgua përsëri në spital, ku u diagnostikua me tiroide subakut.
Tiroiditi subakut mund të shkaktohet nga një infeksion viral ose nga një reaksion inflamator post-viral, dhe shumë viruse janë lidhur me sëmundjen.
“Ne raportuam rastin e parë të tiroiditit subakut pas infeksionit SARS-CoV-2”, tha Dr Francesco Latrofa, i cili trajtoi gruan.
“Mjekët duhet të alarmohen për mundësinë e këtij manifestimi klinik shtesë në lidhje me Covid-19. Sars-CoV-2 mund të konsiderohet përgjegjës për fillimin e tiroiditit subakut”.
Top Channel