SHBA është vendi më i goditur nga Covid-19, por kjo nuk i ka penguar amerikanët që shpesh herë të shpërfillin rregullat kundër koronavirusit dhe të grumbullohen në vende publike apo të shkojnë në plazh.
Së fundmi qindra njerëz u mblodhën në Daytona, Florida për të shijuar motin e ngrohtë dhe për të festuar ardhjen e verës pavarësisht thirrjeve nga autoritetet për të respektuar rregullat e distancës sociale.
Në zonë u duk edhe policia por nuk pati bashkëpunim nga anëtarët. Në këtë përballje nuk pati edhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë ku së paku 2 persona u plagosën pasi policia hapi zjarr për të shpërndarë turmën ndërsa 4 të tjerë u lënduan në përpjekje për t’u larguar. Sipas burimeve personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Top Channel