Itali, “Shigjetat Trengjyrëshe” të flamurit në paradë ajrore për viktimat dhe të sëmurët me Covid-19

25/05/2020 16:43

Skuadroni akrobatik i flotës ajrore italiane gjatë gjithë kësaj jave do të fluturojë në qiejt e qyteteve italiane në shenjë mbështetjeje për luftën kundër pandemisë, si vlerësim ndaj mjekëve dhe viktimave. Ata fluturuan sot mbi Codogno në Lombardi, si vendi simbol i luftës kundër koronavirusit.

Skuadroni akrobatik fluturoi gjithashtu në kuadër të afrimit të ditës së italiane ‘Festa della Rebubblica’ më 2 qershor.

Në 5 ditë skuadroni do të fluturojë në të gjitha qytete e mëdha italiane për të kulmuar me paradën e 2 qershorit në Romë.

10 avionët akrobatikë të njohur si “Le Freçe” u ngritën sot nga baza e Rivolto në Trento.

Ata fluturuan në formacion mbi Codogno, pa bërë akrobaci dhe do të kalojnë mbi Milano, Torino e Aosta para se të kthehen në Friuli.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel