FOTOT/ Si u festua Fitër Bajrami nëpër botë, media britanike poston edhe foto nga Kosova

25/05/2020 22:29
Kosove

Besimtarët myslimanë kanë festuar mëngjesin ej të dielës ditën e Fitër Bajramit, një ndër ngjarjet më kryesore në kalendarin islamik.

Muaji i Ramazanit dhe Fiter Bajramit kanë qenë ndryshe për pjesën më të madhe të besimtarëve këtë vit, për shkak dhe të masave shtrënguese për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Ndonëse në disa vende, përfshirë dhe vendin tonë, Bajrami u festua, por kjo u bë duke ndjekur një protokoll strikt. Ndërsa në shumë vende të tjera të cilësuara si islamike, Fitër Bajrami këtë vit i gjeti me xhami të mbyllura. Iraku, Jordania dhe Turqia, ende janë duke aplikuar masa të rrepta ndaj COVID-19, për këtë arsye besimtarët u detyruan që namazin e Bajramit ta falin në shtëpi. Po ashtu, një pamje që ka trishtuar miliona njerëz në të gjithë botën, është dhe foto e boshatisur e Xhamisë të Madhe në Mekë, e cila këtë periudhë, duhet të ishte e tejmbushur me besimtarë nga e gjithë bota.

Po në këtë linjë ka qenë dhe Kosova, e cila vendosi që xhamitë të mos i hapte këtë Bajram. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e publikuara nga The Sun, një kolazh fotosh nga falja e namazit për Fiter Bajramin në disa vende të botës, një prej të cilave janë realizuar në Kosovë.

FOTO GALERI
2/8
Indi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA