Ajri i kondicionuar mund të shfrytëzohet por me kusht që të mirëmbahen aparaturat në mënyrë konstante dhe të kujdesshme. Nuk ka ndonjë problem të lidhur me përdorimin e tyre.

Nuk ka asnjë provë që kondicionerët mund të jenë mjete të transmetimit të koronavirusit ndaj mund ti përdorni për të kaluar një verë të freskët – thonë ekspertët italianë të institutit të lartë të shëndetësisë.

Një raport i fundit, i hartuar në prill, nuk parashikon kufizime të përdorimit të kondicionerëve. Rekomandimet janë ato të përgjithshmet. Është i nevojshëm pastrimi i filtrave në material plastik me ujë dhe sapun ose me një solucion alkooli etilik, me përqindje minimale 70 për qind. Nuk është nevoja të spërkatësh produkte të tjera higjienizimi. Duhen larë filtrat të paktën një herë në muaj me një pecetë mikrofibër. Ekspertët rekomandojnë po ashtu mbajtjen e temperaturës mes 24 dhe 26 gradëve si edhe hapjen e shpeshtë të dritareve për ajrim.

Në fazën aktuale të njohurive, transmetimi përmes ajrit nuk vërtetohet për sars cov 2. Mënyra kryesore e infektimit është ajo e kontakteve ndër njerëzore, përmes spërkalave të gjeneruara nga kolla apo teshtima apo përmes prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA