25/11 18:33
Mjekët e infermierët e brigadës kubane «Henry Reeve» janë larguar sot nga Cremona me medaljet e tyre dhe duartrokitjet e kolegëve vendas.
Kryebashkiakia Stefania Bonaldi, tha: «Betejat nuk fitohen nga heronjtë e vetmuar, por nga komunitetet. ne ishin një popull, jo një turmë e shtyrë nga frika”.
Pesëdhjetë mjekët kubanë të ardhur prej 22 marsit në Itali u larguan sot për në Kubë duke i lënë vendasit me kujtimet dhe lehtësimin.
Respekti për mjekët kubanë në Itali reflektohej dhe nga një mural gjigand në Torino të realizuar nga grupi ‘Noi Restiamo e Osa’ ku nën flamurin e Kubës shkruhej «Medicos y no Bombas» së bashku me simbole të grupit të majtë ‘Rete dei Comunisti’.
Top Channel